Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata pushoi çështjen ndaj Spartak Brahos, reagon Agron Tufa: Mos t’i rrejë mendja, nuk do më fshihen dot!

spot_img

Lajme të ngjashëm

8ae256e4fc56d36eb8224ce1a7d5f64d

Ish-Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj deputetit Spartak Braho.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tufa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të depozitojë një sërë padish të reja më të rënda ndaj Brahos.

Postimi i Tufës:

‘Le të ngazëllejë për pak gazeta ‘Transheja e kuqe’, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!’, ka shkruar Tufa.

Më shumë

spot_img