Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Gjykata pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri, Vasili: SPAK të çojë bandën e Rilindjes para Drejtësisë, ose ndryshe është i kapur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë pjesërisht të drejtë presidentit Meta për pronësinë e Teatrit, për të mos i kaluar Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu u vendos pezullimi i ndërtimit të Teatrit të ri.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se SPAK duhet të arrestojë Ramën, Veliajn dhe gjithë bandën e Rilindjes, siç e quan ai. Kjo pasi ata shembën në mënyrë antikushtetuese Teatrin e vjetër.

Vasili thotë se Kryetari i Bashkisë duhet të arrestohet në Rinas, sapo të kthehet nga Amerika, gjithashtu dhe Kryeministri dhe ministri i Kulturës duhet të merren të pandehur.  

Reagimi i Petrit Vasilit

Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin!!

SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s”ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur.

Gjykata Kushtetuese foli!!

Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor.

Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten.

Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.

Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet vizita ne Amerika.

Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten.

Krimi tashme eshte faktuar.

SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Asnje veprim nuk legjitimohet më.

Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese.

Më shumë




spot_img








spot_img