Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjykata përjashton Fatmira Hajdarin nga çështja ‘CEZ’: Ka miqësi dhe konflikt interesi me familjen Berisha

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a73757c9acdf276484df94f5ad459118

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për gjyqtaren Fatmira Hajdari, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari, duke e përjashtuar nga çështja “CEZ”.

Më herët Taulant Balla ka drejtuar një shkresë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, pasi pretendonte se Fatmira Hajdari ka miqësi dhe lidhje me familjen Berisha. Kuvendi është palë paditëse në këtë çështje dhe akuzon pikërisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.

Sipas kësaj kërkese nga Kuvendi, Fatmira Hajdari mund të ndikonte në njëanshmëri të gjykimit të çështjes dhe Gjykata e Apelit e ka pranuar këtë kërkesë duke e përjashtuar Fatmira Hajdarin. Ka qenë gjyqtarja Edlira Petri ajo që ka përjashtuar nga çështja e privatizimit të “CEZ” kolegen e saj, Fatmira Hajdari.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën sa i përket privatizimit të CEZ në kohën e qeverisë së PD, por PS përmes Taulant Ballës, ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img