Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Gjykata ndryshon masën për të “fortin” e Tiranës, e nxjerr nga qelia mikun e Shullazit

Lajme të ngjashëm

GJKKO ka ndryshuar masën e arrestit për Kid Koshenën, të riun i cili ra në prangat e Policisë më 24 nëntor të vitit të kaluar, pasi në automjetin me të cilin ai bashkë me tre të tjerë udhëtonte u gjet armë zjarri, kallashnikov.

Nga “arrest me burg”, Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për 28-vjeçarin i cili më herët ka qenë i dënuar për plagosje.

Kid Koshena nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi në vitin 2016  ka plagosur një person, siç u fol në atë kohë, për borxhin që viktima i kishte Emiliano Shullazit. Koshena i njohur si mik i Shullazit plagosi 21-vjeçarin me thikë për shkak të borxhit të pakthyer.

LEXO EDHE: Policia arreston “ÇUNAT PROBLEMATIKË” të Tiranës, u kapën me dy pistoleta dhe kallashnikovë në “Range Rover” (EMRA-DETAJE)

 


Më shumë