Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata lë në qeli fëmijët e Pëllumb Metës, ja sa vite burg rrezikojnë

Shkruar nga Newsbomb

Me pranga në duar tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën, janë njohur këtë të hënë me masën e sigurisë. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Hysen, Amarildon dhe Hygerta Metën, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre, 49 vjeçarin, Pëllumb Meta.

Hysen Meta akuzohet për vrasje në rrethana familjare, Hygerta Meta për fshehje dhe asgjësim të kufomës, ndërsa Amarildo për asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në seancën e sotme tre fëmijët e viktimës u braktisën nga të gjithë të afërmit, ku asnjë prej familjarëve të tyre nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

https://www.youtube.com/shorts/gs6sxNkgXCU

Para togave të zeza, Hysen Meta ka hedhur poshtë deklaratën e bërë më herët ku pranoi se autori i vrasjes së të atit ishte ai. 25-vjeçari  ndryshoi dëshminë e tij duke hedhur akuza në drejtim të motrës se ajo e ka kryer aktin makabër, duke vrarë me 4 plumba babain dhe jo ai. 25-vjeçari theksoi se e motra e vrau pasi i ati donte ta fejonte me zor.

“Se kam bere unë vrasjen. Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta. E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur”, tha ai.

Tre femijet e Pellumb Metes ne gjyq Tre femijet e Pellumb Metes ne gjyq

Ndërsa,  Hygerta Meta, deklaroi se vëllai i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se lajmin për vdekjen e kryefamiljarit e kanë marrë vesh më vonë. Ndër të tjera, ajo pohoi se më pas së bashku me nënën, Blerina Metën dhe vëllain e vogël, Amarildo Metën, janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka  Hygerta Meta në Gjykatë.

"Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras", ka shtuar ajo.

Lexo edhe: Vranë dhe groposën babain, fëmijët e Pëllumb Metës kokëulur në Gjykatë

Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

SA VITE BURG RREZIKOJNË TRE FËMIJËT E PËLLUMB METËS

25-vjeçari Hysen Meta, nëse shpallet fajtor për vdekjen e të atit, rrezikon deri në burgim të përjetshëm. Sipas asaj që neni 79 pika C të Kodit Penal, Hysen Meta rrezikon jo më pak se 20 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.

Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në nenin 79 pika C të Kodit Penal.

Dhe për Hygerta Metën, studenten 19-vjeçare, janë ngritur dy akuza: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, duke qenë se Kodi Penal nuk parashikon burgim të përjetshëm për gratë, Hygerta Meta, rrezikon dënimin nga 20 deri në 35 vite burg.

Ndërsa, vëllai i vogël, Amarildo Meta, mbi të cilin rëndojnë akuzat  “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”, rrezikon deri në 5 vite burg.

Krimi makabër u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e lopës, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por, hetimet morën tjetër rrjedhë pas dyshimeve të efektivëve të Policisë se kishin të bënin me një krim në familje.  Nga hetimet u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt në banesën e tij. Fillimisht ishte vajza e famijes, Hygerta Meta, e cila tha se ishte ajo që vrau babain. Mirëpo, më pas vëllai i madh, Hysen Meta pranoi se e kishte kryer ai krimin e rëndë dhe së bashku em të motrën dhe vëllain e vogël bashkëpunuan për të fshehur kufomën.

Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese