Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Gjykata lë në fuqi VENDIMIN, avokati: Vrasësi i Ibrahim Bashës ende i lirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati2”, reagoi avokati mbrojtës.

Avokati Bashkim Nikolla u shpreh se të pandehurit janë bërë koka turku, pasi sipas tij vrasësi i efektivit të RENEA Ibrahim Basha, është i lirë.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm te drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’eshte marre vendimi të hetohet per vrasjen e Bashes. Asnje hetim, asnjë pyetje asgjë është vrarë me një plumb tjetër. Në mënyrë të tillë që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kanë qenë shumë rëndë. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, tha avokati.

Kujtojmë  se nga 11 dënime 9 prej tyre janë lënë në fuqi, 2 të tjera janë ndryshuar.

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha:

Albion Aliko – Burgim i përjetshëm

Bajram Boci – Burgim i përjetshëm

Elvis Boçi – 35 vite burg

Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite

Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite

Xhulio Malo – 10 vjet

Klodian Selimi – 13 vjet

Oltion Proko – 9 vite burg

Dervish Gaba – 15 vite

Ruhan Hija – 15 vite burg

Iljaz Xhaferri – 15 vite burg

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img