Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata lë në fuqi pezullimin e 11 zyrtarëve të Kadastrës: Nuk i kthyen tokën shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata lë në fuqi pezullimin e 11 zyrtarëve të

11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës do të vazhdojnë të jenë të pezulluar nga detyra. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Lezhës, në vlerësimin e masës paraprake të sigurisë. Ata janë vënë në hetim nga Prokuroria e këtij rrethi, me pretendimin se nuk i kanë kthyer tokën shtetit.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga janë zyrtarët e pezulluar.

Bëhet fjalë për tjetërsimin i 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas Prokurorisë, togat e zeza kanë vendosur asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim me arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre, pasi duhen të tjera vendime.

Pezullimi i zyrtareve të ASHK Lezhë pretendohet se nuk ka bazë ligjore. Më herët, në seancën e parë gjyqtari Ilir Përdeda është shprehur për këtë çështje, për të cilën zyrtarët nuk kanë mundur të veprojnë.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës, zyrtarët pretendojnë se nuk kanë patur të drejtë të kthejnë tokën në fjalë në "tokë shtet" dhe se duhej një vendim gjykate specifik për ketë çështje, i cili deri më sot nuk është marrë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë krahas dënimit të disa personave, ka deklaruar të falsifikuara dhe ka kërkuar asgjësimin e dokumentacionit që është përdorur për t’u regjistruar këto pasuri nga ish-zyrtaret e dënuar. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Shkodër. Në bazë të këtij vendimi, është kërkuar që këto pasuri të kthehen shtet.

Mirëpo, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Lezhë i ka kërkuar Prokurorisë së këtij qarku që vendimi të plotësohej duke bërë të mundur identifikimin e hollësishëm të pasurive nga Gjykata e Lezhës, duke theksuar se për këto pasuri ka transaksione me akte noteriale të ligjshme përpara noterit, për të cilat gjykata nuk ishte shprehur në vendim.

Në kushtet kur Prokuroria dhe Gjykata e Lezhës kanë ngecur mes burokracive me vendime të kërkuara dhe të pakërkuara, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk mund të zbatonin një vendim që nuk ekzisonte dhe nuk ishte i hollësishëm për secilën pasuri, sepse një pjesë e sipërfaqes 234.548 m2 tokë është tjetërsuar me vendime të rregullta noteriale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese