Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata lë në burg ‘të fortin’ e Myslym Shyrit, dyshohet se Gjergji Cukali është porositësi i atentatit me tritol në Kamëz

spot_img

Lajme të ngjashëm

54e0e1bf355a2ec4644dad7e49be1ff4

Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergji Cukalin. “I forti” i Myslym Shyrit u arrestua disa ditë më parë nga Blutë e Tiranës pasi dyshohet se është porositësi i një atentati me tritol.

Gjergji Cukali dhe kushërinjtë Ermond e Enver Jakimi nga Zall-Bastari, u arrestuan pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të eleminonin me tritol Gjon Menën.

Lënda plasëse shpërtheu sapo Mena u afrua te makina e tij, por fatmirësisht “shënjestra” mori vetëm disa lëndime në këmbë dhe arriti të shpëtojë.

Vetë Gjergji Cukali ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka njohje me Gjon Menën, por ky pohim nuk e ka bindur Prokurorinë dhe Gjykatën, të cilat kanë vendosur ta lënë atë në burg.

Kushërinjtë Jakimi janë “zbërthyer” para Prokurorisë dhe kanë treguar se ka qenë vetë Gjergji Cukali ai që iu ka dhënë bombën. Sipas tyre, Cukali iu kishte premtuar se do ju jepte 30 mijë euro, por ju kishte dhënë vetëm 2 mijë.

CUKALI-LIROHET_frame_593-1100x620-1.jpg

Më shumë

spot_img