Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata lë në burg shokun e Nuredin Dumanit, lirohet e dashura, 20-vjeçarja: Nuk e dija kush ishte, më tha emër tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata lë në burg shokun e Nuredin Dumanit, lirohet e dashura,

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasen  nga Kosova Mirjetë Hajdini, 20 vjeçe, e cila njihet si e dashura e Nuredin Dumanit. Ndërsa  bashkëpunëtori i këtij të fundit, shtetasi Henrik Hoxhaj është lënë në burg.

E reja ka thënë para gjykatës se nuk kishte dijeni që bashkëjetuesi i saj, Dumani, kishte probleme me ligjin, duke shtuar se ai i ishte prezantuar asaj me emër tjetër.   

"Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër", ka thënë ajo.

Më herët  gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin, masë e cila iu komunikua në ambientet e spitalit të Traumës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll