Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Gjykata lë në burg ‘rojen’ e hashashit, drejtori i Kurbinit në kërkim: E ktheu magazinën në fermë kanabisi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 24 vjeçarin Vranicki Hicku, i cili u kap gjatë një operacioni në Gjormë pak ditë më parë, në një magazinë hashashi.

Ndëkohë, në kërkim është drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani, i cili e kishte kthyer një magazinë në “fermë kanabisi”. Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormëkishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

spot_img

Më shumë

spot_img