Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata lë në burg pronarin e gomisterisë ku humbi jetën 23-vjeçari; ishte duke ndërruar gomën e kamionit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata lë në burg pronarin e gomisterisë ku humbi jetën

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar. Lajmi konfirmohet nga gazetarët e News24 pranë Gjykatës së Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës. I riu humbi jetën aksidentalisht ndërsa në pranga ra pronari i gomisterisë, Xhemal Duka.

Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu