Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Gjykata lë në burg ish-drejtorin e OST-së Klodian Gradecin, i shkaktuan shtetit 1.5 milion dollarë dëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04e68df6ce90ad6d90898337adb2d8d4

Gjykata ka lënë në burg Klodian Gradecin, ish-drejtorin e Hidro-karbureve në AKBN.

Ai u arrestua teksa po kthehej nga Turqia, pasi kishte ikur atje përpara se të bëhej operacioni për kapjen e 5 punonjësve të AKBN-së dhe dy biznesmenëve.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, kanë marrë nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer. Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar është në vlerën e 1.472.766 dollarë.

Hetimet janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe kanë zgjatur për 4.5 vite. Ish-drejtori Gradeci është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia në Rinas, teksa po kthehej nga Turqia. Një ditë para se Prokuroria të niste arrestimet, më datë 7 tetor 2020, Klodian Gradeci u arratis drejt Turqisë. Prokuroria dyshonte se operacioni ishte dekonspiruar për faktin se ish-kreu i AKBN-së u largua një ditë para operacionit për arrestimin e tij dhe të vartësve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img