Ish drejtori i burgut të Fushë Krujës, Durim Toska mbetet në burg. Gjykata e Korçës dha masen e sugurise “Arrest ne Burg” në seancën e mbajtur ditën e sotme rreth orës 09:30.
Durim Toska akuzohet për veprën penale “dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje”. Ish drejtori i burgut të Fushë Krujës ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit rezulton e pajisur edhe më urdhër mbrojtje.
Në dëshminë para gjykatës Toska ka mohuar dhunën ndaj bashkëshortes duke thënë se ishte thjesht një debat, si në çdo familje.
Sa i përket armës së gjetur në shtëpi gjatë kontrollit të banesës nga policia, ai ka thënë se nuk ishte në dijeni për ekzistencën e saj.
Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten por kishin patur një debat normal familjar.
Arma e zjarrit pa leje që mbante Toska
Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes, e cila e ka tërhequr më pas denoncimin për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruan në shtëpinë e Toskës, i është gjetur edhe një pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.