Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën në Ministrinë e Brendshme, nuk i kthen as celularin, Edlira Naqellari e arrestuar për tenderin e Policisë

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën në Ministrinë e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos i kthejë celularin Edlira Naqellarit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme. Ajo është arrestuar nga SPAK bashkë me zyrtarë të tjerë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Pas kërkesës së ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, GJKKO ka vendosur për herë të dytë që celulari të mos kthehet pasi aty mund të ketë prova të vlefshme. Kjo kërkesë është rrëzuar edhe më herët nga Gjykata me agrumentin se “Nuk do të kthehet, mund të ketë prova të vlefshme. Hetimet janë të hapura dhe celulari mund të na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin."

Aktualisht Edlira Naqellari është në burg pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim. Në prangat e SPAK ranë dhe 8 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prorkurimit shtetasi Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullaren e organit qendror Blerës, Edlira Naqellari – Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në  kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese