Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjykata lë në burg biznesmenin Ali Agolli: Krijoi shoqëri fiktive për të mos paguar tatimet, 6 milionë euro dëm shtetit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e arrestuar dy ditë më parë, mes tyre dhe biznesmeni i njohur Ali Agolli. Në bashkëpunim me persona të tjerë, biznesmeni në fjalë kishte krijuar një shoqëri fiktive për të mos paguar tatimet.

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit:

  • Regan Merdani, 30 vjeç, lindur e banues në Durrës.
  • Ali Agolli, 45 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

U është zëvendësuar masa “Arrest bnë burg” të ndaluarëve:

  • Enis Xhaferi, 37 vjeç, banues në Vlorë – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
  • Roland Avdo, 39 vjeç, banues në Tiranë – “Arrest në shtëpi”.
  • Ben Caka, 48 vjeç, banues në Tiranë – “Arrest në shtëpi”.

Janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet

  • T.A., 47 vjeç, lindur në Kruje e banues në Kamëz;
  • A. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Është bërë i mundur identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtme:

  • Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 euro, në emër të shtetasit Ali Agolli,
  • Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² ne Dhërmi, në emër të shtetasit A.Xh.,
  • Një apartament me sipërfaqe 215 m², në emër të shtetasit Enis Xhaferi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar shoqëri fiktive, me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohë që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera të padeklaruara në organet tatimore. Produktet janë blerë pa dokumente tatimore  dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Nga ky aktivitet kriminal i skemave mashtruese me TVSH-të, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, nga mospagimi i detyrimeve tatimore në shuma të mëdha, kanë shkaktuar dëm ekonomik që kap vlerën e rreth 6 milionë euro.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, 12 nëntor 2021

1. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.M. i i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim R. M mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim A.A mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit R.A me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 7, Rr. “B.I”, ndërtesa Nr. X, hyrja X, Ap. X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

5. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim B.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

6. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit B.C me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 5, Rr. “O.M”, Ndërtesa X, Hyrja X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

7. Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim E.Xh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

8. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit E.Xh me vendimin të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9. Urdhërohet personi nën hetim E.Xh të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 12:00.

10. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.Xh nga salla e gjykimit, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

11. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

12. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot, në Durrës, më datë 12 Nëntor 2021.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img