Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjykata lë në burg babë e bijë, Mexhit Picari: U kërkoj falje nipave dhe mbesave; Vajza kërkon mëshirë: Kam 3 fëmijë për të rritur, s’e dija çdo bënte babai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës lë në burg Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë Kudret Saliajn, (burri i dhuratës dhe dhëndri i Picarit), shkruan newsbomb.al. Para togave të zeza ata kanë shfaqur pendesë dhe kanë kërkuar mëshirë.

Mexhit Picari ka kërkuar falje për çfarë ka bërë, një falje ua ka drejtuar dhe nipërve e mbesave, ndërsa është përpjekur të shfajësojë vajzën, duke thënë se pistoletën e kishte vetë nuk ia kishte dhënë Dhurata. Prokuroria dyshon se Dhurata Saliaj e ka pasur armën në çantë dhe para vrasjes ia ka dhënë babait.

“Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë. I kërkoj falje nipave dhe mbesave. Dhurata nuk ka pasur dijeni”, ka thënë Mexhit Picari para togave të zeza të Tiranës, ndërsa ka shtuar “Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora nga çanta e vajzës.”

Po ashtu, edhe vajza e autorit ka thënë se nuk e dinte se çfarë veprimesh do të bënte babai, shkruan newsbomb.al. Madje, Dhurata Saliaj ka thënë se nuk do ta lejonte kurrë babain që të vriste burrin e saj (me të cilin ishte në proces divorci) Kudret Saliaj.

“Nuk e dija çfarë do bënte babai. Nuk do ta lejoja kurrë të vriste Kudretin. Kërkoj mëshirë, kam 3 fëmijë për të rritur”, është shprehur ajo.

Paraprakisht, Gjykata e Tiranës ka pranuar këërkesën e Prokurorisë për caktimin e masë së sigurisë “Arrest me burg” për dy të arrestuarit. Ata akuzohen për disa vepra penale, si “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasje e funksionarëve publikë”.

Avokati i Mexhit Picarit në Gjykatë: “Kudretit, vjehrri i bëri vilë 3-katëshe, i fali 2 dynym tokë në autostradë. I bleu fuoristradë të re pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit të dhunuar, Kudreti e kishte rrahur në një pyll dhe i ka kërcënuar familjarisht. Kudreti i ka kërcënuar më herët me armë për t’i vrarë familjarisht.

Psikologia e caktuar nga gjykata duhej të ishte e paanëshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti se ka njohur fare avokatin Adriatik Camaj (i cili mbeti i plagosur) e s’ka patur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thoshin nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku i ngjarjes së rëndë.”

Lexo edhe: I strukur mes dy policëve dhe me kokën ulur, Mexhit Picari del para togave të zeza

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img