Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Gjykata lë në burg 18 vjeçarin, jep masat në mungesë dhe për dy bashkëpunëtorët e vrasjes së Madrit Ulqinakut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Togat e zeza të Elbasanit kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ejden Dinon, 18 vjeçarin që u arrestua menjëherë pas vrasjes së Madrit Ulqinakut. Ai ishte nën shoqërinë e autorit të dyshuar Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufit kur ndodhi ngjarja.

Gjyqtarja Idush Maliqi ka dhënë masat e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, edhe për dy personat e tjerë, njëri prej të cilëve sipas hetimeve paraprake rezulton se është autori i vrasjes.

18 vjeçari Ejden Dino në konflikt ka pasur rolin e shuarjes së sherrit, sepse i njihte të dy palët, por iu rëndua gjendja para gjykatës pasi u arratis pas krimit dhe në momentin e arrestimit Policia i gjeti me vete një thikë dhe një dorezë metalike.

Madrit Ulqinaku, një 33 vjeçar nga Elbasani, u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë në qendër të qytetit. Ai sapo kishte dalë nga kafja dhe ishte drejtuar për në makinën e tij, por në trotuar ishte ndeshur me tre të rinj, njëri prej të cilëve i mori jetën.

Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një përplasje banale bërrylash në trotuar, por grupi i hetimit ka dyshime të forta se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ka qenë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty. Pra, krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”. I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qenë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Lexo edhe: Vrasja e Madrit Ulqinakut, thellohen hetimet: Viktima dhe autorët njiheshin, janë proceduar për shpërndarje droge në Elbasan

Më shumë


spot_img








spot_img