Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Teatrin, pranon provat shtesë, rrëzon kërkesën për dëshmitarët: Palët do ballafaqohen në 15 qershor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për shembjen dhe pronësinë e Teatrit Kombëtar, shkruan newsbomb.al. Vendimi është marrë pak më parë, pas një seance që ka nisur prej paradites.

Presidenca e cila ka depozituar dhe dy padi në Kushtetuese për Teatrin, kërkonte thirrjen e 14 dëshmitarëve dhe pranimin disa provave të reja. Vetë përfaqësuesi i Presidencës tha se provat nuk ishin pranuar, ndërsa GJK ka vendosur që ato të depozitohen deri në datë 8 qershor.

Palë në këtë proces ishte dhe Aleanca për Teatrin, e cila kërkonte dëshmitarë të tjerë veç atyre të Presidencës. Rama dhe Braçe duhet të dëshmonin në Kushtetuese, sipas Aleancës, shkruan newsbomb.al. Kjo kërkesë është rrëzuar.

Pas paraqitjes së provave në datë 8 qershor, deri në datën 10 do të ketë afat për shpjegime shtesë dhe më datë 15 qershor 2021, palët do të ballafaqohen në seancën e radhës.

Lexo edhe: Aleanca për Teatrin kërkon dëshmitarë Ramën dhe Braçen te Gjykata Kushtetuese, Presidenca do prova shtesë 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img