Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Nenin e rëndësishëm: Nuk nevojitet më LEJE për PROTESTA! Hiqet gjoba dhe dënimi me burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga sot sot mund të protestoni kudo dhe kurdo, pa u trembur se mund të gjobiteni dhe të dënoheni me burg nga Policia dhe Gjykata! Tashmë, sipas Kushtetueses organizatorët do mjaftohen vetëm më një njoftim.

Pak më parë, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një nen të rëndësishëm të Kodit Penal në Republikën e Shqipëri, nenin 262 të Kodit Penal “ORGANIZIMI DHE PJESËMARRJA NË GRUMBULLIME E MANIFESTIME TË PALIGJSHME”.

Gjykata i ka lënë afat Qeverisë 6 muaj për të ndryshuar Kodin Penal dhe të reflektojë vendimin e sotëm që ka marrë organi më i lartë për kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve të tjera shtetërore.

Çfarë parashikon Neni 262 i Kodit Penal

Neni 262 – Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme

(Shtuar paragrafi III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59)

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Screenshot 3 4

Më shumë

spot_img
spot_img