Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve për taksën 3%, në fuqi vendimi i Bashkisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot padinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për strehimin social.

Në 25 tetor të vitit të kaluar vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Sipas këtij vendimi që buron nga ligji “Për strehimin social”, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 meta katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën të 3% të sipërfaqes funksionale, me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Për shkak se ligji ka hyrë në fuqi që në 30 nëntor të vitit 2018 atëherë ky projektvendim parashikon që të gjitha ndërtimet e reja që janë bërë që nga ajo datë të vënë në dispozicion sipërfaqen e banimit që parashikon ligji. Sipas këtij vendimi pjesa prej 3 për qind që do të kalojë në favor të Bashkisë së Tiranës do të jetë pjesa takuese e investitorit pa cënuar kështu pjesën takuese të pronarëve të truallit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img