Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar “pragun 1%” për kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas këtij ligji, një kandidat që garonte i pavarur në një qark të caktuar, për t’u zgjedhur deputet duhet të mblidhte 1% te votave kombëtare, njëlloj si të ishte parti politike.
Kjo kërkesë është dorëzuar nga Elton Debreshi, kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetë Debreshi nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet, ndërsa kërkesën në Gjykatën Kushtetuese e kishte bërë në 13 prill.
Çfarë deklaronte Elton Debreshi në Gjykatën Kushtetuese:
Sot se bashku me avokatin Gentian Sejrani dorezuam ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per rrezimin e pragut kombetar 1% te nje sistemi zgjedhor proporcional rajonal. Ky prag diskriminon kandidatet e pavarur, te cileve u kerkohen me shume vota se partive per t’u zgjedhur deputet ne nje qark.
Per nga detyrimi per te fituar se paku 1% te votave kombetare, kandidatet e pavarur trajtohen si te ishin parti politike. Po per nga te drejtat ata kane shume me pak te drejta se partite duke u votuar vetem brenda nje qarku.
Kjo kerkese nuk behet per Elton Debreshin, as per zgjedhjet e kesaj radhe, por per te mbrojtur ne te ardhmen demokracine shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive te medha.


