
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, për lejimin e arrestimit të Sali Berishës:
Drejtuar: Znj.Lindita NIKOLLA KRYETARE E KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE TIRANE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE TIRANE E nderuar znj.Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit! Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,nenin 231,260,288,289të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikëssë Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetiť” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale,në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi,parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.287 të vitit2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin earsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse. Sali Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, datëlindja 15.10.1944, lindur në Tropojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprëspenale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Më datë 02.10.2023, në kuadrin e këtij procedimi penal është vendosur, ndër të tjera,regjistrimi i emrit të personit nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të: “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo llojpërfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose izgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij,dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. Konkretisht, nga hetimet, vlerësohet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur nëprova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës sëShqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprime konkrete, aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijim shfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish Klubi Shumësportesh Partizani dhe ish Klubi i Futbollit Partizani, ku përfitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër iRepublikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative (Urdhëri nr. 1289 prot.,datë 16.04.2009), me qëllimin e ushtrimin e presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete përveprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin përfundimin e procesit të privatizimit, në favor ndër të tjera, të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimine procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij. Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është, vetë privatizimi iobjekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t'u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhepërdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi. Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportivenë të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojën e ekzistencës sëambjenteve sportive, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituardrejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi. Përfitim i parregullt, janë gjithashtu të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi JamarbërMalltezi nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtëshoqëri si dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, pasdeklarimit si bashkëortak, të llogaritura në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Vepra penale e korrupsionit pasiv, e cila ka në vetvete qëllimin e përfitimit, evidenton qartësishtse përfitimi mund të jetë jo vetëm për vete por edhe për persona të tjerë. Në rastin konkret,është evidentuar pikërisht se ky përfitim është marrë nga personi nën hetim Jamarbër Malltezi. Neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr: 88/2012, datë18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin nr:. 76/2016, datë 22.7.2016),parashikon:- Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prejtijnë ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
- Deputeti nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij tëushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
- Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend përprocedim, vendos për heqjen e masës.
- Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtijneni, Kuvendi mund të diskutojënë seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votimtë hapur
- Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që tëkërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndajtijose personavetë tjerë, ndajtë cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt. ...
- Kërkesa e prokurorit ose e të pandehurit për revokimin, zëvendësimin ose bashkimin e masave të sigurimit shqyrtohet nga gjykata ku ndodhen aktet, brenda pesë ditëve nga depozitimi i saj. Kur është rasti, gjykata vendos edhe kryesisht revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit gjatë marrjes në pyetje të personit të arrestuar, sipas nenit 248, të këtij Kodi. në rastet e parashikuara nga paragrafi 6, i nenit 246, të tij, gjatë procedimit për sigurimin e provës, gjatë seancës paraprake ose gjatë gjykimit.
Sondazh
Poll