Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Fatmir Mediun, nuk pranon kërkesën e ish-ministrit për dosjen e Gërdecit: Ka të gjitha mundësitë të mbrohet!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e depozituar nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila lejoi hetimin e tij për Gërdecin dhe i përcolli materialet Gjykatave të Juridiksionit më të ulët.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në përfundimin e Fatmir Mediut nuk i është cënuar asnjë e drejtë gjatë procesit gjyqësore dhe ai ka të gjitha mundësitë që të mbrohet.

“Kolegji vëren se kërkuesi ka kundërshtuar në objektin e kërkesës në shqyrtim vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit kundër vendimit të GJKKO-së së Apelit, me të cilin është revokuar vendimi i pushimit të çështjes penale në ngarkim të tij. Me fjalë të tjera, kërkuesi kundërshton në këtë Gjykatë vendimin gjyqësor, i cili i ka hapur rrugë fillimit të procedimit penal në ngarkim të tij”, thotë Gjykata Kushtetuese.

Më tej, referuar vendimit të sotëm bëhet me dije se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

“Kolegji vlerëson se kërkuesi i ka të gjitha mjetet e nevojshme juridike për mbrojtjen e interesave të tij gjatë shqyrtimit të themelit të çështjes së tij, ku mund të ngrejë pretendime në lidhje me cilësimin juridik të fakteve ose cenimin e të drejtave të tij kushtetuese nga vendimi objekt i këtij gjykimi, si dhe të paraqesë të gjitha provat që i konsideron të nevojshme në mbështetje të pretendimeve të tij, përfshirë më pas edhe mbrojtjen kushtetuese në këtë Gjykatë.”

“PËR KËTO ARSYE,

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I:

Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.”

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese Të Republikës Së Shqipërisë by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img