Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën për ish-kryebashkiakun e PD: Të shfuqizohet VENDIMI për shkarkimin e Zef Hilës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave të firmosur nga Kryeministri Edi Rama në vitin 2019, për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila, shkruan newsbomb.al.

“Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

V E N D O S I:

  1. Shfuqizimin e vendimit nr. 445, datë 28.06.2019 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila”.
  2. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 10.05.2021Shpallur më 04.06.2021

Pro pranimit të këtij pretendimi, kanë votuar PRO  gjyqtarët: Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja dhe Përparim Kalo, shkruan newsbomb.al. Kundër pranimit të këtij vendimi kanë votuar gjyqtarët: Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Altin Binaj.

Kujtojmë se, kryebashkiaku i PD Zef Hila u shkarkuar nga detyra në 28 qershor 2019, në prag të zgjedhjeve lokale të cilat opozita i bojkotoi. Me urdhër direkt të kryeministrit Edi Rama, Hila u shkarkua nga detyra për nëj incident të ndodhur në Bushat.

Materialet zgjedhore që ishin brenda një shkolle, u dogjën nga militantë dhe mbështetës të PD.

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruante Rama, teksa firmosi urdhrin e shkarkimit.

Gjykata Kushtetuese – VENDIMI by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img