Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Presidencës, shtyhet seanca për Teatrin Kombëtar (Çfarë u kërkua në sallë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e nisur paraditen e sotme për Teatrin Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të Presidencës, ata kanë kërkuar zgjerim të objektit të çështjes dhe kjo është pranuar nga Gjykata.

“U njohëm me kopjen e aktit që vendosi prishjen e Teatrit. Pasi u njohëm me këtë akt e bëmë pjesë të krimit kushtetues. I kërkuam Gjykatës që të shpallet antikushtetues. Gjykata pranoi dhe u dha kohë palëve.

Mungonin rreth 60% të dokumenteve të kërkuara. Kontrata e tokës, qëndrimin e Bashkisë së Tiranës, procesin e konsultimit, dhe shumë të tjera. U pranua kërkesa për shtimin e objektit”, u shpreh Bledi Dervishaj, përfaqësues i Presidencës.

Edhe përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin, tha se kjo ishte një “fitore” e radhës. Ajo bëri me dije se seanca e tjetër është nesër.

“Aleanca si palë e tretë sot, parashtroi kërkesën për shtimin e objektit të kërkimit, pasi ֛çmojmë se VKM e transferimit të pronës nuk ka mbaruar në atë moment. Kjo është fitore e Teatrit sepse vendimi i këshillit bashkiak për prishjen e Teatrit u pranua të bëhet pjesë e procesit kushtetues. Sot, Gjykata Kushtetuese konfirmoi se kjo cështje është e karakterit kushtetues”, tha Adriana Kalaja.

Më herët, në nisje të seancës së sotme Gjykata u ka kërkuar palëve që të respektojnë afatet, pasi si Qeveria dhe Prersidenca, kanë dorëzuar jashtë afateve materialet.

Më shumë

spot_img