Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Gjykata Kushtetuese nxjerr Emiljano Shullazin nga regjimi special “41 bis”: I është cënuar e drejta për proces të rregullt gjyqësor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi nuk do të qëndrojë më në regjimin special “41 bis”. Vendimi për qëndrimin e tij në këtë regjim special të burgut, ku ai ishte i izoluar nga bota e jashtme dhe gjithçka i kontrollohej, është cilësuar si shkelje nga Gjykata Kushtetuese.

Institucioni më i lartë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendin tonë, thotë se të burgosurit Emiljano Shullazi, i është cënuar e drejta për proces të rregullt gjyqësor gjatë gjykimit të ankimit ndaj “urdhrit nr. 253, datë 28.07.2020 të ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për të paraburgosurin Emiljano Shullazi”, si pasojë e mosrespektimit të parimit të kontradiktoritetit.”

Tashmë, Emiljano Shullazi do të qëndrojë në burg por jo më në regjimin special. Ai do të ketë mundësinë të jetë me të dënuarit e tjerë dhe të ketë të njëtat të drejta si ata. Sipas ligjit, në regjimin special 41 bis futen të gjithë të dënuarit që kanë rrezikshmëri të lartë dhe pavarësisht burgosjes në qeli të zakonshme ruajnë kontaktet me jashtë dhe urdhërojnë krime të tjera.

“Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është marrë më datë 22 shkurt 2022 dhe është shpallur dje, më 17 mars 2022, shkruan newsbomb.al.

Mëngjesin e sotëm, Emiljano Shullazi është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi, nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Në ditët e para të dhjetorit 2021 Gjykata e Posaçme e Apelit dha 55 vite burg për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Ata janë dënuar për disa vepra penale, si “grup kriminal”, “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, etj. Emiljano Shullazin u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet secili dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Gjykata Kushtetuese, vendimi per Shullazin by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img