Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Gjykata Kushtetuese njoftim të papritur: Shtyhet seanca për shkarkimin e Presidentit! Relatori i çështjes është me Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca publike për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, e parashikuar për t’u zhvilluar nesër më datë 18 janar, është shtyrë. Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije mesditën e kësaj të hëne se relatori i çështjes është infektuar me covid-19.

Kështu, seanca tjetër është caktuar për në datë 1 shkurt 2022, në orën 10.00.

albsig

spring

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19″, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, socialistët morën nismën në Kuvend për shkarkimin nga detyra të Ilir Metës, si President i Republikës. Votat u arritën dhe me shumicë “PRO” Ilir Meta u shkarkua për shkelje të rënda të Kushtetutës, të cilësuara kështu nga PS-ja.

Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë kaloi në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse do të pranojë shkarkimin apo qëndrimin e tij në detyrë deri më datë 24 2022, kur i mbaron dhe zyrtarisht afati, shkruan newsbomb.al.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img