Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata Kushtetuese i pranoi kërkesën, reagon Bardhi: Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Kushtetuese i pranoi kërkesën, reagon Bardhi: Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Në reagimin e tij Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit.

Ai thekson se ky është vetëm akti iparë i një beteje e cila duhet të përfundojë me një vendim tjetër të pavarur e të pandikuar për t’i hequr mandatin e deputetes Xhaçkës.

“Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kërkesa jonë që vendimi për vlefshmërinë e mandatit te deputetit i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Ky është vetëm akti i parë i një beteje që duhet të përfundojë me një vendim tjetër të pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kush përfiton në mënyrë antiligjore nga pasuritë publike duhet të mbajë përgjegjësi!

Trajtimi i pasurisë kombëtare si plaçkë personale e Kryeministrit për ministrat dhe familjarët e tyre duhet të ndëshkohet. Ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!”, shkruan Bardhi.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e jashtme.

Sipas këtij vendimi, Kuvendi detyrohet ta dërgojë çështjen në GJK dhe mandati i Xhaçkës të shqyrtohet në themel.

Ndërsa, sa i përket kërkesës së opozitës së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me heqjen e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kësaj kërkese me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, pranon kërkesën e PD-së së Alibeajt

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll