Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë për shembjen, reagon Veliaj: Të ecim përpara dhe të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë për shembjen,

Gjykata Kushtetuese ditën e sotme ka zbardhur vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e godinës.

“Kushtetuesja” ka rrëzuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar, pasi e quan të papajtueshëm me Kushtetutën.

“Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili thotë se tani është koha të ecet përpara dhe të ndërtohet shtëpia më e madhe e moderne e Teatrit në Ballkan.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll