Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gjykata Kushtetuese cakton DATËN, ja kur do të përballen Edi Rama dhe Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta do të përballen më datë 18 maj në Gjykatën Kushtetuese. Kështu është vendosur nga kjo gjykatës, pas padisë së bërë nga Rama për mosdekretimin e ministrit Gent Cakaj nga Ilir Meta.

Seanca do te zhvillohet me 18 maj, ndërsa në 25 mars kur ishte parashikuar të zhvillohej fillimisht, u shty për shkak se një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses ishte i prekur nga COVID-19. Ajo do të zgjidhë dhe mosmarrëveshjen mes kreut të ekzekutivit dhe kreut të shtetit, për kompetencat e dekretimit të anëtarëve të kabinetit.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që në janar 2019 paditi në Gjykatën Kushtetuese Ilir Metën, pasi ky i fundit nuk dekretoi si ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Presidenti refuzoi më atë kohë të dekretonte Cakajn me argumentin se kandidatura e tij nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, Kushtetuta parashikon se ministri dekretohet nga Presidenti me propozim të kryeministrit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img