Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata jep vendimin, "Burgim të përjetshëm" për LUAN MARËN (Vrau nipin, kunatën shtatzënë dhe vëllain)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Beratit jep masën “Burgim të përjetshëm" pas 12 vitesh për Luan Marën. Ky i fundit akzuzohet për masakrën e njohur të “Kozares” në vitin 2006.

Luan Mara akuzohet se ka vrarë vëllain e tij Shpëtim Mara, gruan shtatzënë dhe djalin 2-vjeçar, të cilët u gjetën pa jetë në banesën e tyre më 10 shkurt të vitit 2006, në fshatin Kozarë.

Shkak i këtij konflikti ishin dyshimet e Shpëtim Marës për një marrëdhënie intime mes të vëllait dhe gruas së tij, gjatë kohës që viktima ishte emigrant në Greqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.