Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Gjykata italiane merr vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, më shumë se 15 vite burg për trafikantin e drogës, i arratisur në drejtim të paditur

Lajme të ngjashëm

Gjykata italiane ka marrë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, duke e dënuar me 15 vite e 5 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili. Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Por prej fillimit të Janarit ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arratis nga banesa u vuante dënimin. Ai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Kujtojmë se Moisi Habilaj është dënuar edhe nga GJKKO në Shqipëri me 10 vite burg, ndërkohë që i është sekuestruar edhe pasuria.

Më shumë