Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Gjykata i “vuri prangat”, flet avokati i mjekut Prifti: Vendim skandaloz! Nuk është i detyruar të deklarojë pasurinë, po dënohet si në komunizëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f281be78b12bce4f5f96f9336698d0c4

Gjykata vendosi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, por avokati i tij e ka quajtur një vendim skandaloz dënimin e mjekut.

Ai u shpreh për mediat se mjekun e futën ën burg pa asnjë provë fajësie, ndërsa shtoi se Prifti nuk e ka të detyruar që të deklarojë pasurinë.

“Primarin e kardiokirurgjisë në QSUT e futën në burg pa asnjë provë fajësie, vetëm me hipotezën se paratë që iu gjetën në shtëpi do t’i pastronte në të ardhmen. Këta dënuan idenë e një krimi, dhe idenë e një krimi e dënojnë vetëm diktaturat.

Vendimi është i pambështetur në prova, është një vendim skandaloz. Gjykata iu bind kërkesave të paligjshme të prokurorit. Paratë ishin plotësisht të justifikuara. Fakti që këto para mbahen në shtëpi nuk është një fakt i dënueshëm penal. Mjeku nuk është një person që ligji e detyron të deklarojë pasurinë.

SPAK mund të shtonte edhe veprën penale të vrasjes, siç e bëri për pastrimin e parave. Paratë e pastruara mbahen në bankë, jo në shtëpi. Nuk ka asnjë fakt që do të pastronte paratë. Ne do të apelojmë dhe do presim një vendim të favorshëm”, tha avokati.

Më shumë

spot_img
spot_img