Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Gjykata i konvertoi dënimin dy ish-kryetarëve të Bashkisë në punë publike, reagon gazetari: Vendim qesharak, nëse shkel ligjin duhet të rrish në burg e jo në shtëpi e kafet e lagjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar si “qesharak” vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit ditën e djeshme për dy ish-kryetarët e Bashkive, Adem Lala dhe Zamira Rami, të cilëve iu konvertua dënimi në shërbim prove.

Sipas tij për dy ish-kryetarët duhej të merrej një vendim më i ashpër pasi kanë abuzuar me detyrën dhe kanë shkelur ligjin.

Postimi i plotë i gazetarit:

Nje mesazh i keq nga Gjykata per denimin e dy ish-kryebashkiakeve!

###

Gjykata e Posaçme apo thene ndryshe togat e zeza prane SPAK-ut dhane dje dy vendime denimi per dy ish-zyrtare te larte ne vend! U deklaruan fajtor dhe u denuan ish-kryetari i Bashkise Has Adem Lala nga sigla e PS-se dhe ish-kryetarja e Bashkise Gjirokaster Zamira Rami nen siglen e LSI-se por ne koalicion me PS-n! Qe te dy kishin shperdoruar detyren me VETEDIJE duke i sjell dem shtetit dhe individeve! E ne perfundim te hetimit Gjykata i gjeti fajtor duke i denuar fillimishte me nga 12 muaj burg (minimumin e ligjit) dhe me pas ia lehtesoje pozitat duke ia pezulluar burgun per ti lene ne sherbimin e proves dhe te kryejne pune publike!

#Une mendoje se te dy keto vendimet jane qesharake pasi eshte dhene minimumi i mundshem duke i favorizuar te dy ish-kryetaret! Pasi pervecse duhej dhene nje vendim me i ashper atyre nuk duhej t’ia pezullonin denimin me burg sepse kane abuzuar me detyren! Pra te dy keta, kane bere shkelje me VETEDIJE, duke treguar mosperfillje perballe ligjit! Tipikun e atyre abuzuesve me pushtetin qe kane 30 vite qe e trajtojne zyren si prone private dhe mund te bejne cfare te duan! Jo vetem kaq, por ata duhet te denoheshin me burg e te qendronin disa vite ne qeli per ti dhene edhe nje MESAZH atyre dhe te tjereve qe kane abuzuar e vazhdojne te shkelin ligjin! Qe nese abuzon me detyren dhe shkel ligjin duhet te rrish ne burg e jo ne shtepi e neper kafet e lagjeve apo edhe duke bere fushate per partine qe te vendosi ne drejtim te atyre Bashkive! Vec ketyre, ky vendim, fatkeqesisht mua me perforcon dyshimet se edhe me reformen e re ne drejtesi ish/ dhe zyrtaret e larte te administrates nuk po ndeshkohen por vazhdojne te favorizohen ne emer te procedures dhe ligjit! Sa per dijeni, ligji thote qe nese gjendesh fajtor per akuzen e “shperdorimit te detyres” denohesh me burg deri ne 7 vite, dmth maksimumi i kesaj vepre eshte 7 vite burg! Ndersa Gjykata e re per dy ish-zyrtaret dha nje denim qesharke me 12 muaj burg e me pas ia pezulloi ate duke i favorizuar!

#TaGezoniDrejtesinERe#”, shkruan ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin me “burg” për dy ish-kryetarët e Bashkive Has dhe Gjirokastër pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Adem Lala me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove dhe 5 vite mos ushtrim të funksioneve publike, ndërsa ish- kryetarja e Bashkise Gjirokaster Zamira Rami u dënua me 1 vit burg, dënim i cili është konvertua përsëri  në detyrim për të kryer punë me interes publik.

Më shumë

spot_img
spot_img