Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje gruas, durrsaku del në rrugë me armë për ta vrarë, Policia parandalon ngjarjen dhe i vë prangat (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje gruas, durrsaku del

Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja fatale është parandaluar nga Shërbimet e Policisë së Durrësit. Shtetasi Lulëzim Haxhiu është prangosur në kushtet e flagrancës në fshatin Shkallnur, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte është gjetur një armë zjarri automatike "PMSH".

Falë inteligjencës informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur dhe dyshohet se do kryente krim në familje, shërbimet policore menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e shtetasit që qarkullonte me armë zjarri.

Nga vlerësimi në kohë reale i informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Lulëzim Haxhiu, 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik PMSH me karikator me municion luftarak.

Nga veprimet hetimore rezultoi se Lulëzim Haxhiu ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas.

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll