Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Gjykata i jep të drejtë Johnny Depp, ish-bashkëshortja Amber Heard do t’i paguajë miliona dollarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një Gjykatë në Virxhinia i ka dhënë të drejtë aktorit hollivuduan Johnny Depp, në gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Juria unanimisht ka vendosur se artikulli i publikuar në Washington Post me rrëfimin e Amber Heard për dhunën fizike dhe seksuale që kishte përjetuar gjatë bashkëjetesës me Depp, ishte shpifje që ka shkaktuar dëm karrierës së tij.

Heard do të duhet t’i paguajë Depp një shumë prej 15 milionë dollarësh, nga 50 që aktori kërkoi.

Gjykata tha se Heard ka përdorur prova false të dhunës fizike në artikullin e publikuar në vitin 2020.

Po ashtu Gjykata ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga kundërpadia e Heard, përveç një rasti.

Juria zbuloi se Johnny Depp shpifi Amber Heard, por kjo ishte bërë përmes avokatit të tij, Adam Waldman, dhe vetëm në një nga tre akuzat. Heard do të marrë 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

Aktori i “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë leximit të vendimit.

Më shumë


spot_img









spot_img