Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata i hoqi vulën nga dora, Berisha deklaratë nga selia e PD: Baza e partisë ka një gjallëri të paparë! Revolucioni nuk ndalon

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata i hoqi vulën nga dora, Berisha deklaratë nga selia e PD: Baza

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka njoftuar se anëtarësia dhe baza e partisë ka një gjallëri të paparë, pas vendimit të 3 Marsit.

Gjykata e Apelit e dërgoi çështjen për vulën dhe logon për rigjykim, duke bërë që legjitimiteti i drejtimit të Partisë Demokratike t'i njihet Enkelejd Alibeajt, derisa të Shkalla e Parë të dalë me një vendim tjetër.

"Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive, hakmarrëse, antidemokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese. Në këtë kontekst, mund t'ju them se në radhët e anëtarësisë, drejtuesve të saj në qendër dhe në bazë, ka një gjallëri të paparë.

Mbështetja për PD pas këtyre akteve të turpshme, të cilat kanë synim konsolidimin e monizmit të kufomës së pakallur Edi Rama, dështoi tërësisht. Përkundrazi, nxitën një energjinizim të madh. Një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD në parti të vërtetë opozitare.

Jam këtu për t'u përcjell një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, për të shumëfishuar forcat në zgjedhje e protesta. Revolucioni nuk ndalon", u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu