Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gjykata i dha masën 'arrest shtëpie', kërkohet burg për Milaim Zekën

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Apelit e Kosovës e ndryshoi masën e arrestit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, duke i caktuar arrest shtëpiak.

 

Në një komunikatë për media thuhet se “Gjykata e Apelit e ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit M.Z., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji".

"Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.09.2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë deri më 26.10.2018”, thuhet në komunikatë, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Milaim Zeka, anëtar i Partisë Nisma Social-demokrate, dyshohet për kanosje ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë kundër Zekës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës, me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e ndaloi Zekën më 26 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed