Në kohën e mashtrimeve universale, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar. Një thënie e famshme e George Orwell, parim mbi të cilin ka zgjedhur prej më shumë se 9 vitesh të punojë dhe informojë agjencia mediatike Newsbomb.al me apo pa dëshirën e skeptikëve.
Sot, mashtruesi Aldor Nini u zgjua nga gjumi dhe shkoi në panelin e "Syrit Televizion" për të treguar ëndrrat, duke i servirur si të vërteta për publikun.
Në koshiencën e tij është i bindur që askush nuk e beson më, por po tenton dhe po provon pambarimisht që të duket i "kulluar" në këtë klimë të nxehtë juridike, ku tashmë paditë i shkojnë nga të katërta anët.
Lexo edhe: Aldor Nini ballafaqohet me Fundon: Të kërkova të fshije foton ku Veliaj lëpinte qenin
Edhe pse ishte i ftuar për të treguar rreth marrëveshjes së tij me "Youtube", dashur pa dashur gjuha i shkonte vetëm te "Newsbomb.al". Përmendi të gjithë artikujt, edhe artikullin rreth kompanisë së "Acromax" duke gënjyer pa iu dridhur qerpiku në mes të "Syrit" se ishte censuruar dhe ndryshuar nga ana e redaksisë.
"ACROMAX - MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA, ka qenë një artikull shumë i gjatë. Ky artikull sot është i censuruar vetë nga Anila. Është i shkurtuar në pothuajse 85-90% të gjatësisë. Pse? Pse ka dalë tani në konkluzion që ai artikull ka qenë shpifje dhe fyerje, sepse është përballur në gjykatë me atë?!", tha Aldor Nini.
Newsbomb.al respekton etikën profesionale duke mos vendosur etiketime siç u përdorën në studio. Megjithatë zotëria në fjalë, që jeton paralelisht me mashtrimin, është i lutur që të çelë kurdo herë websiten tonë dhe artikujt që pretendon se mund të jenë ndryshuar.
Artikulli qëndron i paprekur edhe në ndonjë pikë a presje, në ballinën kryesore të portalit dhe ka fakte të pakundërshtueshme, sesi nga një godinë jo më larg se 50 metra nga Godina Kryeqeveritare dhe 200 metra larg nga ajo Kryebashkiake gjendet, gjirizi i sulmit ndaj shtypit të lirë - Acromax Media.
Për lexuesit, artikullin mund ta lexoni këtu: ACROMAX – MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA
Tashmë fjalën e ka drejtësia, ajo që i ka sekuestruar pasaportën, ajo që e ka shkundur në themel duke e bërë që dhe buzëqeshjen ta ketë të shtirur. Me siguri këtu ka të drejtë sepse GJYKATA nuk është fjalë me 7 shkronja sikurse kompania e tij mashtruese "ACROMAX".
Lexo edhe: Çipa-Ninit: Je një censor real për median! S’ke të drejtë për të qenë tutor i ligjit
Lexo edhe: Aldor Nini raporton mediat pa kontratë, e pranon “live”: Acromax, marionetë politike
Lexo edhe: ACROMAX – MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA
Lexo edhe: LETRA E PLOTË/ Si Acromax i pushtetit mashtroi artistët shqiptarë dhe tatimorët gjermanë (KËRKESA)
Lexo edhe: REPORTAZH NGA NJË SALLË KU BËHET “DREJTËSI”