Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë, jepet masa “arrest me burg” për 2 kontrollorët, dhe “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për tre kontrollorët e ‘AlbControl”.

Bëhet me dije se Gjykata e Tiraës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën, ndërsa është vendosur masa “arrest me burg” për për kontrollorët Muhin Mezini dhe Armando Fezga.

Tre kontrollorët akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit për më shumë se 24 orë.

Në lidhje me këtë vendim ka folur edhe avokati i kontollorëve, Rezart Kthupi, i cili tha se sot ‘kuptuam se kush është drejtësia shqiptare”.

“Shpirtërisht nuk jam në gjendje t’iu kthej përgjigje, jam moralisht i dërrmuar. Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime” tha avokati.

Kujtojmë që këta kontrollorë, së bashku me më shumë se 60 kolegë të tjerë shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që iu ishte krijuar nga ulja e pagave, duke bërë që të vonohej edhe ardhja e vaksinave në Shqipëri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img