Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Tiranës pezullon shembjen e një tjetër pallati në rrugën “Myslym Keta”

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Tiranës pezullon shembjen e një tjetër pallati në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi ka bërë me dije se Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Blushi shkuan se me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës.

Ai thekson se qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

“Qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Një tjetër provë që vërteton paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme, gjoja për interes publik!

Tashmë me vendim gjykate faktohet se bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim për Erion Veliaj: rrëmbim të pronave të tyre për t'ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!” shkuan Tedi Blushi.

Në fund, ai i bën thirrje SPAK të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore se ngre pyetjen se kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Një lajm shumë i gëzuar: Me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës!

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të kontrolluar mandatin e kaluar 100% nga "Rilindja" për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Pallati u shpall i dëmtuar nga tërmeti nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit nuk justifikonte shembjen.

Qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Një tjetër provë që vërteton paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme, gjoja për interes publik!

Tashmë me vendim gjykate faktohet se bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim për Erion Veliaj: rrëmbim të pronave të tyre për t'ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!

Është koha që SPAK të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore: Kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve?

Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët që Bashkia e Tiranës kërkon t'u shembë banesat të rezistojnë në mënyrë demokratike, të ndjekin rrugën ligjore dhe këtë shembull të banorëve tek Rr. "Mylsym Keta" duke mos lejuar paligjshmërinë t'u shkatërrojë dhe t'u rrëmbejë pronat e ligjshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese