Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Tiranës e bën FAKT, regjistron STATUTIN e Sali Berishës!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Tiranës e bën FAKT, regjistron STATUTIN e Sali

Gjykata e Tiranës ka marrë këtë të premte vendimin për të regjistruar statutin e Sali Berishës, si statut zyrtar i Partisë Demokratike. Gjyqtari Agron Zhukri kishte në dorë statutin e Lulzim Bashës të 18 dhjetorit dhe atë të Grupit të Rithemelimit, të datës 11 dhjetor.

Pak minuta më parë, trupa gjykuese ka vendosur që të njohë si "Kushtetutë" zyrtare të selisë blu statutin e miratuar nga demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit që u mbajt në stadiumin "Air ALbania". Ndërkohë, më herët gjykata ka njohur dhe statutin e Lulzim Bashës të 17 korrikut 2021.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë vendim të sotëm Gjykata e Tiranës ka njohur si të ligjshëm grupimin e Sali Berishës. Përfaqësuesi ligjor i Komisionit apo Grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka sqaruar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës.

"Sot Partia Demokratike u kthehet demokratëve. Më 11 dhjetor delegatët shprehën vullnetin e tyre, morën vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i Lulzim Bashës. Gjithashtu, njohja e Komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ zyrtar deri në Kuvendin e 30 prillit. Është një vendimmarrje e vonuar, përsa u përket fakteve proceduriale, por tani vlen ajo shprehja më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD dhe ajo është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo u pëlqen apo jo atyre që kanë hedhur një tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë nga përfaqësuesit për bashkimin e çështjes së Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit. Janë të ndara, çështje të ndryshme dhe gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Mbajnë numra të ndryshëm dhe ka selia fatin e vetë.

Një ankim që është bërë para afatit, është njëlloj si një ankim pas afatit. Pra, nuk vlen si ankim. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve.

Vendimi është dhënë ditën e sotme,. Në momentin që merret, hidhet në sistem dhe në momentin e parë do të marrim një kopje nga sekretaria, se janë njohur simbolet e reja, vula etj. Vendimi në momentin që është dhënë, ka hyrë në fuqi. Juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri më 30 prill. Zyrtarisht, nga dita e sotme ka vetëm një organ zyrtar për drehtimin e PD, Komisioni i Rithemelimit", u shpreh Ivi Kaso.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll