Katër nga pesë të arrestuarit nga Policia e Tiranës dy ditë më parë, në një operacion për ku u godit një grup që trafikonte emigrantë drejt vendeve të BE. Në burg ka mbetur vetëm shtetasi Rigers Vejsiu pasi rezulton se është përsëritës i veprës penale.
Ndërkohë, në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë: Sterjo Germenji., 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe, Drita Shehu., 55 vjeçe, Sanije Shehi 64 vjeçe.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas Policisë, dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.
Ditën e operacionit, nga Policia janë sekuestruar 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.