Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Strasburgut i vë vulën: Aleks Nika u vra nga armët e shtetit më 21 Janar!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Strasburgut i vë vulën: Aleks Nika u vra nga armët e
Gjykata e Strasburgut, një ndër organet më të larta të drejtësisë evropiane, sapo ka shqyrtuar çështjen e Aleks Nikës dhe ka dalë me vendim përfundimtar. Protestuesi që humbi jetën në tubimin e 21 Janarit 2011, është vrarë me armët e shtetit. "Gjykata Administrative konstatoi se më 21 janar 2011, oficerët e Gardës Kombëtare kishin përdorur armët e tyre në një mënyrë që kishin ka qenë në kundërshtim me ligjin për armët e zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin përgjegjës për humbjen e jetës së A.N. pasi kishin “dështuar të merrnin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur humbjen e jetës së të ndjerit”. Prandaj, Gjykata do të procedojë mbi bazën e pakontestueshme nga palët, se A.N. u vra si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga Oficerët e Gardës Kombëtare më 21 janar 2011", thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. "Gjykata vëren se Gjykata Administrative vërtetoi se Shteti ishte përgjegjës për vdekjen e A.N. dhe se qeveria e pranoi këtë gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, se oficerët e Gardës Kombëtare kishte përdorur forcë vdekjeprurëse joproporcionale. Gjykata nuk sheh arsye për të mos pranuar konkluzionet e Gjykatës Administrative ose të Qeverisë për njohjen e përgjegjësisë së shtetit për vdekjen e A.N", vijon vendimi. Po ashtu, Gjykata e Strasburgut thotë se qeveria dhe shteti shqiptar në ansjë moment nuk ka pretenduar se protestuesi Aleks Nika ka paraqitur kërcënim serioz për personelin e Gardës Kombëtare, ndaj vrasja e tij është në çdo moment e papranueshme. "Në të vërtetë, është vërtetuar se A.N. po qëndronte në trotuar përballë bulevardit (përballë godinës së Kryeministrisë), dhe nuk ka asgjë që tregon se ai ishte në ndonjë mënyrë i përfshirë në ndonjë akt të dhunshëm", thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën. Po ashtu, vendimi rrëzon dhe pretendimet e Gardës së Republikës (në vendim referuar si Garda Kombëtare) se kishte qëlluar në ajër për të shpërndarë turmat. Sipas Gjykatës Evropiane, ligji shqiptar ndalon të shtënat me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit. "Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se, edhe duke supozuar se A.N. ishte i vrarë nga një plumb i shkrepur në ajër, gjuajtja e atij plumbi ishte ekzekutuar keq; nuk është marrë asnjë kujdes për të minimizuar në masën më të madhe të mundshme çdo rrezik për të jetët e kalimtarëve jo të dhunshëm, deri në atë pikë sa të përbënin neglizhencë të madhe (po aty, § 83). Në të vërtetë, sipas ligjeve aktualisht në fuqi në Shqipëri, të shtënat në ajër janë plotësisht të ndaluara si një metodë e shpërndarjes së turmës", vijon Vendimi.

Rastui Nika kunder Shqiperise, Gjykata e Strasburgut by Newsbomb Albania on Scribd

//Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed