Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Stambollit miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Dritan Rexhepi, një ndër shqiptarët më të kërkuar ndërkombëtarisht, do të ekstradohet në Shqipëri. Kështu ka vendosur Gjykata e Stambollit, duke pranuar kërkesën e autoriteteve të drejtësisë shqiptare për gjykimin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ky fakt është pohuar dhe nga mbrojtja e vlonjatit në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme, ku ai është marrë i pandehur dhe SPAK e akuzon për një ngjarje të rëndë që thelbin e ka te trafiku i kokainës.

I cilësuar dhe si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u kap në Turqi muaj më parë si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë.

Shqiptari Dritan Rexhepi Shqiptari Dritan Rexhepi

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Shqipëri, Dritan Rexhepi akuzohet edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Shqipëria dhe Italia tashmë kërkojnë ekstradimin e të arrestuarit nga Turqia.

Dritan Rexhepi - Pasaporte kerkimi nderkombetare Dritan Rexhepi - Pasaporte kerkimi nderkombetare

Kurse në Itali, Rexhepi akuzohet nga Prokuroria e Firences dhe është dënuar 16 vjet e 5 muaj burg nga Gjykata e Apelit Firence për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020. Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë.

Disa dokumente të gjykatës italiane e cilësuan Dritan Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” i Kompanisë Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ka funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Hollandë , Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese