Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata e Posaçme vendos sot për “Gërdecin”, familja Durdaj letër GJKKO: Gjykoni ish-ministrin Fatmir Mediu!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot nëse do të hapë hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Fatmir Mediu. SPAK lajmëroi kohë më parë se kishte prova të reja në dispozicion, të dorëzuara nga familja Durdaj, për ish-ministrin dhe kërkon nga GJKKO që të rihapen hetimet.

Familja Durdaj e cila humbi djalin e mitur në tragjedinë e Gërdecit, e akuzon Fatmir Mediun si një nga personat përgjegjës për humbjen e jetëve të 26 personave në Gërdec, nga shpërthimi i municioneve në bazën e demontimit të armëve.

Sot, në “ditën e gjykimit”, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

Disa nga kërkesat e Familjes Durdaj:

– ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete;

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale;

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

Letra e plotë e Familjes Durdaj për Gjykatën e Posaçme:

Letra e Familjes Durdaj per Gjykaten e Posaçme by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

spot_img