Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Gjykata e Posaçme sekuestron PASURITË e Ben Qimes: Tre kompani, 24.000 m2 tokë, 6 makina LUKSOZE Mercedes dhe Audi (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur zyrtarisht sekuestrimin e pasurive të Arben Isufajt, i njohur dhe si Ben Qimja. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e tre kompanive në pronësi të qimes, mijëra m2 tokë dhe 6 makinave luksoze.

Prokuroria Speciale SPAK, bën me dije se procedimi pasuror në ngarkim të shtetasit Arben Enver Isufaj është regjistruar më datë 31.5.2021, mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 31.5.2021, regjistroi procedimin pasuror nr.8 në ngarkim të shtetasit Arben Enver Isufaj. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.19, datë 31.7.2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj dhe familjarëve të afërm të tij, si më poshtë:

1. Objekti “Pulari”,shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT.K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”,e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë”AKILI ALB”SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

3. Subjekti i regjistruarme emrin Tregtar”ISUFAJ-2004″SHPK, me Nipt. K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike,ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.

5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier.

6. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier.

7. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier.

8. Automjet llojiautoveturë, marka AUDIA8.

9. Automjeti llojiautoveturë, marka MERCEDES BENZML270CDI.

10. Automjeti llojiautoveturë, marka MERCEDES BENZ300D.

11. Automjeti llojiautoveturë, marka DAIMLER CHRYSLERS500.

12. Automjeti llojiautoveturë, marka MERCEDES BENZS63 AMG.

13. Automjeti llojiautoveturë, markaAUDIA8L.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img