Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata e Posaçme nuk rihapi hetimet për Mediun, reagon menjeherë SPAK: Vendim i pabazuar në ligj, ne do ta ankimojmë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, njofton se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila sot vendosi të mos rihapë hetimet për ish-ministrin shqiptar të Mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK kërkoi muaj më parë që Mediu të gjykohej për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqen 26 persona.

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka vendosur sot në dhomë këshillimi se, dosja e shumëpërfolur e Gërdecit nuk do të hapet dhe Fatmir Mediu nuk do të gjykohet. Më këtë vendim Çela rrëzoi kërkesën e prokurorëve të SPAK.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Prokurorisë Speciale. Përmes një reagimi të shkurtër, SPAK i drejtuar nga Arben Kraja thotë se vendimi i sotëm është i pabazuar në ligj dhe ata do ta ankimojnë, me kërkesën që Fatmir Mediu të hetohet.

Më herët gjatë paradites së sotme, familja Durdaj i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe kërkonte që Fatmir Mediu të gjykohej si një nga personat përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Mes 26 viktimave, ishte dhe djali i tyre i mitur, Edison Durdaj.

Lexo edhe: Gjykata e Posaçme vendos: Nuk do të rinisin hetimet për ish-ministrin Fatmir Mediu!

Më shumë

spot_img