Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata e Posaçme nuk bën mbrapa, lë në burg Fredi Belerin, në seancë dhe ambasadorja greke

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme nuk bën mbrapa, lë në burg Fredi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme, Beleri kërkoi përmes avokatëve zbutje të masës së sigurisë, në mënyrë që t’i hapej rruga betimit të tij si kryetar i Bashkisë Himarë. Por prokuroria heziton për lirimin e tij, pasi ka dyshime se Fredi Beleri mund të intimidojë dëshmitarët.

Bëhet me dije se në seancë ka qenë e pranishme dhe ambasadorja greke Kostandin Kamitsi dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ndërkohë Prokuroria pretendon se ka prova që implikojnë Belerin të cilat sipas tyre kanë të bëjnë pikërisht me blerjen e votës.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese