Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme ndalon nxjerrjen e INFORMACIONEVE për Prokurorin e Sarandës, ka lidhje me ish-gjyqtaren e Krujës që lironte të fortët nga burgu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që pranoi vendimin e SPAK dhe urdhëroi arrestimin e prokurorit të Sarandës Sali Hasa, ndalon nxjerrjen e informacioneve për arrestimin e kreut të akuzës në qytetin bregdetar.

Burime nga GJKKO bëjnë bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila prej muajsh është shkarkuar nga detyra dhe mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Kjo e fundit u bë e njohur për opinionin publik pasi lironte nga burgu të fortët dhe personat e dënuar me burgim të përjetëshëm. Ajo u arrestua gjatë nëj seance gjyqësore, teksa përgatitej të lironte nga burgu një person tjetër.

Nuk dihen ende detaje se çfarë e lidh Enkelejda Hoxhën me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, në një kohë që të dy punojnë në institucione të ndryshme; njëri në gjykatë dhe tjetri në prokurori. Dosja për të cilën akuzohet dhe ish-gjyqtarja e Fushë-Krujës është ndarë në 5 seksione, e mesa duket në një prej tyre është dhe prokurori Hasa.

Lexo edhe: I akuzuar për korrupsion, arrestohet prokurori i Sarandës Sali Hasa
Lexo edhe: Prokurori i Sarandës bie “në rrjetën” e SPAK
Lexo edhe: FNSH-ja dhe oficerët e SPAK zbarkojnë në Sarandë
Lexo edhe: Dosja që “i bëri gropën” prokurorit të Sarandës

Më shumë

spot_img
spot_img